Aktualitet

Era e furishme pushton Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes: S’ka asnjë problem, gjithçka është nën kontroll

5 Janar 2020, 17:49 Nga DOSJA
Era e furishme pushton Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes: S’ka

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi në të gjithë mediat është raportuar për gjendjen e Shqipërisë mes erës së furishme që ka sjellë proleme të shumta. Mes tyre evidentojmë aksidentet massive në Tiranë dhe Bulqizë, zona e Selitës e cila ka mbetur pa energji eletrike, rrëzime pemësh dhe rënia e një depozite dhe shembja e tandës së një lokali.

Por pavarësisht këtyre dëmeve, në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet që nuk ka asnjë problem dhe që është gjithçka nën kontroll. “Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente. Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme,”– thuhet në njoftim.

E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet era e forte perfshin vendin monistria e mbrojtjes era e forte perfshin vendin monistria e mbrojtjes

Sondazh

Poll