Aktualitet

Furtuna nuk kursen as autostradën, shkatërrohet rruga në Bulqizë, makinat bëhen copash me radhë (VD)

5 Janar 2020, 17:14 Nga DOSJA
Furtuna nuk kursen as autostradën, shkatërrohet rruga në

BULQIZË– Disa automjete janë përplasur duke u bërë copash dhe duke sjellë dëme të shumta material. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet që ngjarja ka ndodhur në aksin Bulqizë-Peshkopi, në kohën që e gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot me erë të furishme.

Ajo që bie në sy janë makinat në radhë të cilat janë dëmtuar masivisht por edhe rruga nuk ka mbetur pas. Përplasja mes atuomjeteve, siç duket ka sjellë edhe shkatërrimin e një pjesë të rrugës. Pas bordurës shihet që toka është bërë me gropa dhe në disa vende janë mbledhur dherëra.

E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident masiv ne bulqize ere e forte ne shqiperi aksident masiv ne bulqize ere e forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2020, 16:58

Nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

LLOGARA– Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e fúrishme...