Politike

"Xibraka"/ Bardhi: SPAK me natyrë politike, po fsheh të vërtetën mbi këtë dosje. Nuk ka pasur asnjë hetim ndaj Olsi Ramës

Bardhi ka ngritur akuza se SPAK po fsheh të vërtetën mbi këtë dosje. Ai shton se nuk ka pasur asnjë hetim nga Olsi Ramës lihdur me çështjen.

16 Janar 2025, 20:54 Nga B.Z
"Xibraka"/ Bardhi: SPAK me natyrë politike, po fsheh të
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur sërish mbrëmjen e sotme lidhur me dosjen "Xibraka" dhe implikimin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

I ftuar në Syri TV, Bardhi ka ngritur akuza se SPAK po fsheh të vërtetën mbi këtë dosje. Ai shton se nuk ka pasur asnjë hetim ndaj Olsi Ramës lidhur me çështjen.

Bardhi: Kam faktuar çdo të dhënë që i kam dërguar SPAK. Ajo që na ka thënë SPAK që nuk e dimë kush e ka shkruar, ka dy kundërthënie brenda një njoftimi. Fillimisht thotë që Olsi Rama nuk ka prova që është i përfshirë, nga ana tjetër flet për pezullim të çështjes. Kjo tregon se nuk ka pasur asnjë hetim ndaj shtetasit Olsi Rama. Njoftimi i SPAK përveç se është me natyrë politike fsheh të vërtetën mbi këtë dosje.

olsi rama gazmend bardhi xibraka

Sondazh

Poll