Politike

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, Hasani: Thelbësore që zbatimi të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon

Në reagim thuhet se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

16 Janar 2025, 16:21 Nga M.B
Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza,
Igli Hasani

TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar me anë të një postimi në platformën "X" lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza. Në reagim thuhet se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Po ashtu ministria shton se është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Ministria e Jashtme përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.

MEPJ në rrjetin social X:

Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza,

igli hasani

Sondazh

Poll