Politike

"Vila 31 x Art Explora”"/ Ambasadorja e Francës: Pjesë e dinamikës së bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë!

Catherine Suad e quajti këtë transformim si emblemë e shëndërrimit të Shqipërisë. Ajo shtoi ndër të tjera se ky vend futet në një jetë të re si rezidencë përkushtuar dialogut kulturor dhe angazhimit artistik

16 Janar 2025, 17:41 Nga B.Z
"Vila 31 x Art Explora”"/ Ambasadorja e Francës: Pjesë
Catherine Suad

TIRANË - Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ishte e pranishme sot në eventin e përurimit të “Vila 31 x Art Explora” si rezidencë artistike. Gjatë fjalës së saj për të pranishmit ajo e quajti këtë transformim si emblemë e shëndërrimit të Shqipërisë. Ajo shtoi ndër të tjera se ky vend futet në një jetë të re si rezidencë përkushtuar dialogut kulturor dhe angazhimit artistik

Ambasadorja franceze, Catherine Suard: Një nder i madh për mua të jem mes jush për të përuruar këtë projekt kaq mbresëlënës si “Vila 31”. Emblemë e shëndërrimit të Shqipërisë, ky vend futet në një jetë të re si rezidencë përkushtuar dialogut kulturor dhe angazhimit artistik. “Vila 31”, më tepër se një hapësirë e thjeshtë pune, është një vizion hapje, një art pa kufi. Ajo e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave kryesore evropiane të krijimit të artit bashkëkohor. “Vila 31” është pjesë e dinamikës së bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë.

enver hoxha edi rama

Sondazh

Poll