16 Janar 2025, 17:28
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në njoftim thuhet se një kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike ka nxitur urrejtje ndaj lëvizjes Vetëvendosje duke shpëndarë në rrjetet sociale një video ku është bërë krahasimi i personalitetit të kryetarit Vetëvendosjes Albin Kurti me figurën e Adolf Hitlerit.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmëirnë e Kosovës, sipas këtj Paneli, ka nxitur urrejtje ndaj zotit Kurti përmes gjuhës denigruese të përdorur nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet Ardian Gjini.
Sipas Panelit, zoti Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Lidhjes Demokratike gjatë një fjalimi në qytetin e Pejës.
Sipas ligjit në fuqi gjobat e përcaktuara nga PZAP, të cilat mund të arrijnë deri në 50 mijë euro, duhet të paguhen nga subjektet politike brenda 15 ditësh.
Të gjitha shkeljet ndodhën brenda pesë ditëve të para të fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.
Vullnet Bugaqku nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, i tha Zërit të Amerikës se është i mirëpritur një rol më aktiv i PZAP-së për të parandaluar gjuhën e urrejtjes që mund të nxisë edhe tensione.
“Mendoj se këto vendime do të jenë një shembull i mirë që politikanët apo kandidatët për deputetë apo kryeministër të Kosovës të ndërgjegjësohen që gjatë tubimeve publike të mos shprehen në mënyrë vulgare apo të vrazhdë ndaj kundërshtarëve politik sepse kjo reflekton tensione edhe gjatë fushatës dhe mund të nxisë probleme edhe më të mëdha sesa që janë evidentuar deri më tani”, tha ai.
Zoti Bugaqku sqaron se Ligji për Zgjedhjet ndalon përdorimin e një gjuhe të tillë.
“Vendimet e PZAP-it kur shqiptohen gjoba janë vendime të ekzekutueshme e të plotfuqishme, nuk ka mjet të rregullt të ankesës ndaj tyre sepse nuk ka një shkallë të dytë. Megjithatë këto vendime mund të atakohen në Gjykatën Supreme dhe përderisa vendosë kjo gjykatë vendimet mbeten në fuqi”, thotë ai.
Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës./VOA
fushata elektorale ne kosove
Politike
16 Janar 2025, 17:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, ish-...
Politike
16 Janar 2025, 16:55
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji feston sot 37-vjetorin, duke qenë i burgosur në burgun e Fierit. D...
Politike
16 Janar 2025, 16:19
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja pritet t&...
Politike
16 Janar 2025, 16:21
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar me anë të një postimi në platform&eu...
Politike
16 Janar 2025, 15:33
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë Euro për shkak të...
Politike
16 Janar 2025, 14:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka sqaruar arsyet e vendimin për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ...
Politike
16 Janar 2025, 14:31
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe do t'i bashkohet skuadrës së kryeqytetit në angazhimet e fush...
Politike
16 Janar 2025, 14:23
N.F
Dule
TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një konferencë për mediat ka fol...
Politike
16 Janar 2025, 13:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...
Politike
16 Janar 2025, 13:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se turizmi i kryeministrit Edi Rama është piramidë mashtrimi....