Politike

"Edhe 100 vite të lumtura..."! Salianji feston 37-vjetorin në qeli, Zhupa: Ditëlindjen e radhës do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit

Zhupa gjithashtu në postim e saj shkruan se asnjëherë në këto vite nuk e ka uruar publikisht por kësaj radhe është ndryshe.

16 Janar 2025, 16:55 Nga E. D
"Edhe 100 vite të lumtura..."! Salianji feston 37-vjetorin
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji feston sot 37-vjetorin, duke qenë i burgosur në burgun e Fierit. Deputetja e PD Ina Zhupa ka uruar kolegun e tij për përvjetorin e ditëlindjes. Zhupa përmes një postimi në Facebook shkruan se sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Zhupa gjithashtu në postim e saj shkruan se asnjëherë në këto vite nuk e ka uruar publikisht por kësaj radhe është ndryshe. Më tej, Zhupa shprehet se ditëlindjen e radhës të Salianjit do e festojnë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 majit.

“Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik! Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj radhe është ndryshe. Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë. Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit”, shkruan Zhupa.

"Edhe 100 vite të lumtura..."! Salianji feston 37-vjetorin

ervin salianji ina zhupa

Sondazh

Poll