16 Janar 2025, 14:40
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka sqaruar arsyet e vendimin për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj kreu të Partisë Demokratike Sali Berishës nga “Arrest në shtëpi” që kërkohej nga SPAK, në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore".
Në njoftim thuhet se masa u caktua duke marrë parasysh faktin se Berisha kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”; faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese; moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe Berisha është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare.
Me këto argumente Apeli i GJKKO-së thotë se u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme. Apeli i GJKKO-së shton se me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) Berisha e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kreut të PD-së që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Sipas njoftimit, në rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë sërish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Informacion i përmbledhur i veprimtarisë gjyqësore
Lidhur me kushtet e veçanta për caktimin e masës së sigurimit personal, nga vendimmarrja e gjyqtarit të hetimeve paraprake nuk ka ndryshuar asgjë, dhe gjyqtari i seancës paraprake nuk ka sjellë ndonjë element të ri që tregon mungesën e kushteve të veçanta si rreziku i ikjes dhe rreziku i dëmtimit të provave. Vendimi i gjyqtarit të hetimeve paraprake (lidhur me caktimin masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”), i ka kaluar të tre shkallët e gjykimit madje dhe Gjykatën Kushtetuese dhe është konfirmuar.
Ndërkohë, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është vendosur jo për shkak të shtimit të nevojave të sigurimit por për shkak të thyerjes së detyrimeve të masës së mëparshme të sigurimit, ajo e “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Kërkuesi z. S.B. e ka tentuar duke paraqitur edhe më parë pranë gjyqtarit të hetimeve paraprake, kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit personal, ku e tillë kërkesë është rrezuar me vendim të konfirmuar në të tre shkallët e gjykimit. Si rezultat, nuk ka vend për shuarjen e masës së sigurimit personal.
Gjyqtari i seancës paraprake në marrjen e vendimit të tij, thjesht ka bërë një rivlerësim të elementëve që janë marrë një herë në konsideratë nga gjyqtari i hetimeve paraprake, pa shtuar ndonjë element të ri, gjë e cila nuk i lejohet pasi përbën gjë të gjykuar. Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh:
– faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,
– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,
– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,
– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare,
u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.
Me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë. Vendimi nr. 1, datë 03.01.2024 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
sali berisha
Politike
16 Janar 2025, 14:31
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe do t'i bashkohet skuadrës së kryeqytetit në angazhimet e fush...
Politike
16 Janar 2025, 14:23
N.F
Dule
TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një konferencë për mediat ka fol...
Politike
16 Janar 2025, 13:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...
Politike
16 Janar 2025, 13:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se turizmi i kryeministrit Edi Rama është piramidë mashtrimi....
Politike
16 Janar 2025, 13:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...
Politike
16 Janar 2025, 13:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me ardhjen në pushtet PD do të ofrojë bonus për dy f&...
Politike
16 Janar 2025, 13:29
M.B
Bora Muzhaqi
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Rininë’ duke i hapur k...
Politike
16 Janar 2025, 13:17
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...
Politike
16 Janar 2025, 13:12
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se për ndërtimet qëndrimi i PD-së është që...
Politike
16 Janar 2025, 13:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...