Aktualitet

Deri në -11 gradë C/ Shqipërinë e pret acari, meteorologët flasin për javën e ardhshme, erëra të forta dhe ngrica

5 Janar 2020, 16:15 Nga DOSJA
Deri në -11 gradë C/ Shqipërinë e pret acari,

TIRANË– Shqipëria pritet që të përfshihet nga një mot i acartë edhe në ditët në vijim. Sipas Meteoalb, vendi ynë, që sot është përfshirë nga një erë e furishme, do të vijojë të jetë nën pushtetin e temperaturave të uleta dhe acari.

Shpejtësia e erës në ditën e sotme (të dielën) është me shpejtësi mbi 80 kmh, ndërsa në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është 7-8 ballë ne det. Reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.

Ndërsa sipas meteorologes Lajda Porja dita e hënë do të nisë me tëmperatura mjaft të ulëta, që pritet të mbërrijnë deri në -11 gradë C në rang vendi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Porja u shpreh se i njëjti mot pritet të jetë edhe për ditën e martë, ndërsa e mërkura pritet që të sjellë një ulje të shpjetësisë së erës, duke e zbutur pak kohën.

E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet era e forte perfshin vendin moti i keq ne shqiperi era e forte perfshin vendin moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll