Aktualitet

Erë e furishme në Shqipëri/ Rrézohen pemë depozita dhe tenda, tre aksidente masive, një viktimë. Anullohen lundrimet (HAR

5 Janar 2020, 14:37 Nga DOSJA
Erë e furishme në Shqipëri/ Rrézohen pemë depozita

SHQIPËRI- Një mot i furishëm me ertë të fortë ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Dosja.al ka mësuar se si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, mes tyre edhe bredhi i dekoruar për Vitin e Ri në sheshin “Skënderbej”. Siç shihet edhe në video, bredhi është rrëzuar, por fatmirësisht sheshi ka qenë bosh për momentin dhe nuk ka pasur të lënduar.

Dy pemët e tjera janë rrëzuar përkatësisht përpara kryeministrisë, në Kinostudio dhe një tjetër në Kombinat. Gjithashtu mësohet se për shkak të erës së fortë janë anulluar të gjitha lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës, deri në një qetësim të situatës.

Në lidhje me situatën në fjalë, ARRSh-ja në një reagim zyrtar është shprehur se zonat malore në Shqipëri janë mbuluar nga dëbora por të gjitha segmentet rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë. Reshje të shumta dëbore ka pasur në zonën e Kolonjës, në Ersekë dhe në fshatin turistik të Dardhës. Deri më tani akset rrugore janë të hapura dhe  sipas zyrtarëve të Autoritetit Lokal të Rrugëve Nacionale, nuk paraqiten probleme. Aksi i vetëm ku paraqiten probleme është Qafa  e Qarrit, pasi aty ka ngrica dhe kërkohet nga drejtuesit të vendosin zinxhirë në mjetet e tyre.

Dita e sotme është pasuar edhe nga tre aksidente masive, në Tiranë, Bulqizë dhe Elbasan. Ndërsa një autobus në Gjirokastër ka përlpasur për vdekje një këmbësor. 

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ere e forte ne shqiperi rrezohet pema e vitit te ri tirane ere e forte ne shqiperi rrezohet pema e vitit te ri tirane

Sondazh

Poll