Aktualitet

Në kërkim për vrásje, árréstohet i shumékërkuari në Tiranë, iu prezantua polícísë si kushëriri i tij (Detaje+Emri)

5 Janar 2020, 15:30 Nga DOSJA
Në kërkim për vrásje, árréstohet i

TIRANË- Polícia e Tiranës ka árrestuar një 49-vjeçar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar me akúzën e vrásjes. Bèhet fjalë për shtetasin Kastriot Fejzo, i cili ishte dénuar mbi 17 vjet búrg për vrásje me dashje. Gjatë arréstimit, 49-vjeçarit iu sekuéstruan 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshúara të përfitúara në mënyrë jo të ligjshme.

Uniformat blu të kryeqytetit  bëjnë me dije  se Fejzo u ndalua, pasi ecte me mjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ishte prezantuar me gjeneralitett e kushëririt të tij.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë/ Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”,, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”. Kapet dhe ndálohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme. Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penále, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

– Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Në momentin e ndálimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penále është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penále “Vrásja me dashje, e kryer në bashkëpunim”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme. Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot fejzo kastriot fejzo

Sondazh

Poll