Aktualitet

Moti i keq/ Anulohen udhëtimet nga Bari drejt Durrësit, Drejtoria Detare: E gjitha bëhet për sigurinë lundrore (VD)

5 Janar 2020, 12:26 Nga DOSJA
Moti i keq/ Anulohen udhëtimet nga Bari drejt Durrësit, Drejtoria

TIRANË– Moti i keq ka mbyllur portin e Barit dhe si pasojë dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga Kapitaneria e portit të Barit. Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare shqiptare.

Në njoftim thuhet se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do të ndalohet nisja trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Njoftim i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare shqiptare:

Duke parë perkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se :

1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta.Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anulohen udhetimet moti i keq porti i barit anulohen udhetimet moti i keq porti i barit

Sondazh

Poll