Politike

"Disa mëri ende nuk janë harruar brenda nesh"/ Flamur Noka tregon si paraqitet situata e PD në prag fushate

Primaret në Partinë Demokratike rrezikohen jo vetëm nga koha e pakët e mbetur, por edhe nga zërat skeptik te cilët mendojnë  se një proces i tillë mund të prishë ekuilibrat e partisë në prag fushate, pasi plagët nga lufta e brendshme ende nuk janë shëruar. Flamur Noka pranon rrezikun, por beson se demokratët do dinë të hedhin pas krahëve inatet e së shkuarës.

15 Janar 2025, 20:36 Nga B.Z
"Disa mëri ende nuk janë harruar brenda nesh"/ Flamur Noka
Flamur Noka

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar situatën brenda partisë në prag fushate, teksa është ndalur tek primaret dhe zgjedhja e kandidatëve. Në një intervistë për Top Channel, Noka shprehet se nuk ka ende një datë se kur do te zhvillohen primaret duke i vënë në pikëpyetje ato.

“Akoma nuk është përcaktuar data, janë duke u diskutuar modalitetet. Ajo që është e rëndësishme është se çdo njeri, në forcën tonë politike dhe ne opozite duhet te shohë me shume përtej vetes”, tha Noka.

Primaret në Partinë Demokratike rrezikohen jo vetëm nga koha e pakët e mbetur, por edhe nga zërat skeptik te cilët mendojnë  se një proces i tillë mund të prishë ekuilibrat e partisë në prag fushate, pasi plagët nga lufta e brendshme ende nuk janë shëruar. Flamur Noka pranon rrezikun, por beson se demokratët do dinë të hedhin pas krahëve inatet e së shkuarës.

Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet ka krijuar frymën dhe besimin por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh mërite dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë, por demokratët kanë një gjë. Synimi i tyre është te përballemi me regjimin dhe ta mundim atë”, shtoi deputeti Noka.

Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim i demokratëve , të cilët në prag te zgjedhjeve parlamentare, duhet të gjejnë një formulë që kënaq të gjithë aleatët që kërkojnë një vend të sigurt në listën e PD. 

Flamur Noka: Ilir Meta është aleati ynë kryesor, pa as me të voglin diskutim është i pari që do te konsiderohet kur të përfundojmë negociatën për te qen ne listën tonë.

Pyetje: Në listë të sigurt Ilir meta ?

Flamu Noka: Pa as më të voglin diskutim.

Opozita ka vendosur të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e pranverës që udhëhiqet nga Partia Demokratike. Numri dy i Partisë Demokratike konfirmoi se ndarja e aleatëve në listën e PD  do bëhet sipas  peshës elektorale që ata kanë pasur në zgjedhjet e shkuara.

flamur noka pd primare zgjedhje

Sondazh

Poll