Aktualitet

EMRI-FOTO/ Ky është efektivi i Rrugores që ra nga lartësia e pallatit në Tiranë

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në rrugën "Kongresi i Manastirit", ndërsa mësohet se Spahiu është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

15 Janar 2025, 20:49 Nga B.Z
EMRI-FOTO/ Ky është efektivi i Rrugores që ra nga lartësia e
Azbi Spahiu

TIRANË - Personi që shihni në foton e mësipërme është 57-vjeçari Azbi Spahiu i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në rrugën "Kongresi i Manastirit", ndërsa mësohet se Spahiu është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

azbi spahiu policia

Sondazh

Poll