Politike

FOTO/ Berisha publikon urdhrin për kontroll në banesën e Veliajt: Gjenden dokumente dhe sasi të mëdha cash

Në postim thuhet se të githa janë sekuestruar nga policia së bashku me disa kompjutera dhe pajisje të tjera dixhitale, ndërsa shtohet se kontrolli u bë nën mbikëqyrjen e policisë. 

15 Janar 2025, 13:46 Nga r.ll
FOTO/ Berisha publikon urdhrin për kontroll në banesën e Veliajt:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale urdhrin e Gjykatës së Posaçme për kontrollet në apartamentin e kryebashkiakut të Tiranës. 

Në postimin e Berishës, ku është publikuar mesazhi i një qytetari, thuhet se në apartamentin "e fshehtë" të çiftit Xoxa-Veliaj janë gjetur qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe eurosh cash. 

Më tej thuhet se të githa janë sekuestruar nga policia së bashku me disa kompjutera dhe pajisje të tjera dixhitale, ndërsa shtohet se kontrolli u bë nën mbikëqyrjen e policisë. 

POSTIMI I BERISHËS: 

Kontroll blic në apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj. Gjenden qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe kesh.

Më poshtë lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Pershendetje dr. Dje ne ora 13:00 eshte kontrolluar nga BKH ne nje operacion blic nje apartament i fshehte i çiftit Velia mbi qendren Harabel. Sipas Nesti Angonit ky ishte apartamenti i kesh-It te tyre. Apartamenti eshte gjetur grumbuj me fatura, me dosje te shumta kontratqsh porr edhe kartona plot me euro. Te gjitha jane sekuestruar se bashku me kompjuterat dhe paisjet tjera dixhitale. Kontrolli u be nen mbrojtjen e rrept te policise dhe vendim te gjykates!

FOTO/ Berisha publikon urdhrin për kontroll në banesën e Veliajt:FOTO/ Berisha publikon urdhrin për kontroll në banesën e Veliajt:

sali berisha ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll