Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes Atalantas dhe Juves, ndajnë nga 1 pikë që nuk vlen për asgjë!

Në duelin e radhës Atalanta do të presë Napolin, ndërkohë që Juventusi përballet me Milanin në shtëpi. 

15 Janar 2025, 00:45 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes Atalantas dhe Juves, ndajnë nga 1 pikë

ITALI - Atalanta dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Serisë A.

Pas këtij rezultati, bergamaskët e Gasperinit, duket se kanë humbur rrugën drejt kreut. Ky ishte barazimi i tretë për Atalantën, që tashmë e shikon veten 4 pikë nga Napoli kryesues. 

Ndërkohë që në krahun tjetër Juventusi vijon “abonimin” me barazimet, ku regjistroi të 13-tën në 20 javë. Kalulu shënoi i pari në minutën e 54-t, ndërkohë që Retegui barazoi shifrat në të 78-ën. Në duelin e radhës Atalanta do të presë Napolin, ndërkohë që Juventusi përballet me Milanin në shtëpi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll