14 Janar 2025, 20:16
Nga M.B
Kuvendi
TIRANA- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.
Studimi mbështetet në përgjigjet e një mijë e dyqind qytetarëve të moshave nga 18 vjeç deri mbi 56-vjeç. Pjesa më e madhe e të anketuarve (59%) mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë është e efektshme, ndërsa (70%) e tyre mendojnë se efektshmëria e drejtësisë u rrit pas vetingut të gjyqtarëve dhe ngritjes së SPAK-ut.
Afro gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se krijimi i SPAK-ut është rezultati më i mirë i reformës në drejtësi, më pas vijnë vettingu (27%) dhe (13%) zbehja e ndikimit politik mbi gjykatat. Pas kryerjes së reformës në drejtësi qytetarët mendojnë se më të rëndësishmet për t’u bërë tani janë luftimi i korrupsionit, hetimi dhe ndëshkimi i politikanëve, si dhe pavarësia nga ndikimi qeveritar.
Ata i besojnë më shumë SHBA-ve (46%) dhe BE-së (37%) për monitorimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe gjykatat, disa herë më pak kryeministrit (7%), dhe vetëm 1 për qind i besojnë Kuvendit. Më shumë se gjysma e të anketuarve (51%) nga të gjithë grupmoshat pohuan se nuk do ta përkrahin në zgjedhje asnjë parti, që mbështet ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Afro 40 për qind e qytetarëve pohuan se vlerësimi i tyre për SPAK-un do të përmirësohej, nëse SPAK heton politikanë, të cilët ata i kanë mbështetur në të kaluarën.
spak
Politike
14 Janar 2025, 18:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarë...
Politike
14 Janar 2025, 18:20
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët...
Politike
14 Janar 2025, 18:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarë...
Politike
14 Janar 2025, 17:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët...
Politike
14 Janar 2025, 17:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët b...
Politike
14 Janar 2025, 17:42
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiak&eu...
Politike
14 Janar 2025, 16:59
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtueja politike e PD-së, Jozefina Topalli, tha se largimi i mbi 1 milionë shqiptarëve në 10 vitet...
Politike
14 Janar 2025, 16:55
M.B
Nuredin Dumani dhe Nasip Naço
TIRANA- Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar pas dëshmisë së të p...
Politike
14 Janar 2025, 16:51
M.B
EDI RAMA
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes n&eum...
Politike
14 Janar 2025, 16:19
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka folur për angazhimi e Partisë Demokratike n&e...