Aktualitet

U konfliktua me doganierin në Kapshticë, pezullohet 3 ditë nga detyra shefi i stacionit të Policisë Kufitare

Bëhet me dije se për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të tij nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë.

14 Janar 2025, 21:10 Nga M.B
U konfliktua me doganierin në Kapshticë, pezullohet 3 ditë nga
Foto ilustruese

KAPSHTICË- Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë është pezulluar 3 ditë nga puna dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku shfaqet duke goditur punonjësin e doganës. Bëhet me dije se për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të tij nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë. Ndërkohë, doganieri, sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, ku shfaqet një oficer policie duke u konfliktuar me një  punonjës të doganës, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se:

Ngjarja ka ndodhur më datën 06.01.2025, dhe menjëherë pas ngjarjes,  në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A, është pezulluar  tre ditë nga detyra dhe ndaj tij  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin disiplinor.

Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë. Sqarojmë se shtetasi L.M (doganier) me të cilin u konfliktua Shefi i Stacionit A.A, nuk ka pranuar të bëjë kallzim. Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

kapshtice

Sondazh

Poll