Aktualitet

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë/ Makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, burrë e grua përfundojnë në spital

Çifti po udhëtonte drejt Tepelenës kur ka goditur nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.

14 Janar 2025, 19:23 Nga E. D
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë/ Makina përplas nga
foto ilustruese

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”. Mësohet se një çift, burrë e grua nga Tepelena, kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit. 

Çifti po udhëtonte drejt Tepelenës kur ka goditur nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor. Gjithashtu dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

 

aksident ne autostradën levan-tepelenë

Sondazh

Poll