Politike

Vota e diasporës, Boçi: KQZ duhet japë garancitë për suksesin e aplikacionit të regjistrimit...

Ai tha se kanë marre telefonata të shumta dhe shohin që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit.

14 Janar 2025, 16:19 Nga E. D
Vota e diasporës, Boçi: KQZ duhet japë garancitë për
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka folur për angazhimi e Partisë Demokratike në qarqet e vendit por edhe vota e diasporës. Boçi i ftuar në SYRI TV tha se duhet të jenë besimplotë, por vazhdimisht marrin edhe ankesa nga pjesa e mbështetësve të tyre, të cilëve u pengohet regjistrimi në aplikacionin e KQZ.

Gjithashtu ai tha se kanë marre telefonata të shumta dhe shohin që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit. Po ashtu Boçi u shpreh se nuk mjafton thjesht të krijosh një aplikacion, ta hedhësh atë në përdorim, por duhet të japësh edhe garancitë për suksesin dhe vërtetësinë e këtij aplikacioni dhe kjo është shumë rëndësishme.

"Ne duhet të jemi besimplotë, por vazhdimisht marrim edhe ankesa nga pjesa e mbështetësve tanë, të cilëve u pengohet regjistrimi në aplikacionin e KQZ. Madje unë para dy ditësh kam postuar një denoncim të tillë të ardhur nga Anglia, ku qytetari kishte mundur të bënte regjistrimin në aplikacionin e Partisë Demokratike por nuk kishte mundur të bënte regjistrimin me ato të dhëna në aplikacionin e KQZ. Ndërkohë që data e lindjes e shënuar në të gjithë dokumentet e tij ishte sikurse ishte e shënuar në patentën britanike që ai kishte mundur të siguronte. Kemi marre telefonata të shumta dhe shohim që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit. Tani nuk mund të paragjykojmë ende.

Por unë nisur nga përvoja ime zgjedhore e di shumë mirë se këto funksionimet on-line apo të rrugëve elektronike e kanë ndërhyrjet e veta, filtrat e veta dhe sigurisht shqetësimet e qytetarëve na stimulojnë akoma më shumë që të zhvillojmë një lloj skepticizmi me mënyrën se si KQZ po e menaxhon situatën dhe si ajo e përdor aplikacionin dhe kujt ja ka dorëzuar dhe kush e ka marrë përsipër funksionimin e tij dhe mënyrën e funksionimit të tij. Të gjithë këto unë mendoj se KQZ duhet ti bëjë, se pari, transparente jo vetëm tek partitë politike por duhet ti bëjë transparente edhe për publikun. Nuk mjafton thjesht të krijosh një aplikacion, ta hedhësh atë në përdorim, por duhet të japësh edhe garancitë për suksesin dhe vërtetësinë e këtij aplikacioni dhe kjo është shumë rëndësishme.

Në pozitën që jemi fjalët tona peshojnë shumë në opinion. Bëhen edhe lajme. Bëhen edhe virale dhe detyra jonë është që të ngjallim dhe të injektojmë  optimizëm tek njerëzit. Sigurisht që ata të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike. Por nga ana tjetër kemi edhe trysninë për të thënë disa të vërteta me qëllim që puna e KQZ të përmirësohet dhe ajo të ecë në rrugën e objektivitetit pa treguar tashmë atë fytyrën tashmë të njohur nga të gjithë ne, që ajo ka qenë e njëanshme në disa procese zgjedhore rresht. Nuk duam që në këtë process ajo të jetë e këtillë dhe," tha Boçi.

luçiano boçi

Sondazh

Poll