Politike

"Duhet një punë shumë e madhe", komisionarja e BE-së për Zgjerim: Shqipëria ka vizion të përmbyllë negociatat deri 2027-ën

Kos theksoi se ata do ti mbështesin por duket një punë shumë e madhe. Sipas saj parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së.

14 Janar 2025, 12:47 Nga N.F
"Duhet një punë shumë e madhe", komisionarja e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ditën e sotme ka folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Gjatë fjalës së saj Kos paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

Ajo më tej shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vizion të mbyllin negociatat deri në vitin 2027. Kos theksoi se ata do ti mbështesin por duket një punë shumë e madhe. Sipas saj parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Ajo shtoi se kur kandidatët t'i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara. 

"Mali i Zi ka vizion t'i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t'i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra, kur kandidatët t'i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara," tha ajo.

marta kos shqiperia mal i zi

Sondazh

Poll