Politike

Kryetari i Frymës së re Demokratike thirret në SPAK, Sali Shehu: Kam ardhur për qejf, do pi kafe!

Nuk dihet arsyeja se përse Shehu është thirrur në SPAK.

14 Janar 2025, 13:28 Nga N.F
Kryetari i Frymës së re Demokratike thirret në SPAK, Sali Shehu:
Sali Shehu

TIRANË- Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet arsyeja se përse Shehu është thirrur në SPAK.

Ai është paraqitur i vetëm në ambientet e SPAK ndërsa ka qenë i buzëqeshur me gazetarët të cilëve u ka thënë se ka një biografi të mirë. Më tej ai u ka thë gazetarëve se nuk do të rrijë shumë dhe se për 5 minuta do të dalë.

“Kam ardhur për qejf, do pi kafe! Pse nuk vihet për qejf këtu?! Nuk do rri shumë, vetëm 5 minuta dhe do dal”.

spak sali shehu

Sondazh

Poll