14 Janar 2025, 15:37
Nga M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të SPAK Altin Dumanit lidhur me hetimet për çështjen “Xibraka”. Në kërkesën për informacion, Bardhi thotë se mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit perceptimin se drejtësia ruan të paprekur individë me pushtet të fortë politik.
Demokrati ka kërkuar nga SPAK, një kopje të vendimit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal ndaj Olsi Ramës, dhe një kopje të vendimin gjyqësor respektiv, ku është pranuar kërkesa për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj vëllait të kryeministrit.
Në përfundim të kërkesës për informacion Bardhi thekson se përfundimi i hetimeve nënkupton që informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor dhe për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të përcjell informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të kryera, me qëllim arritjen e këtij konkluzioni.
“Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit të një procedimi, i vihet në dispozicion personave të interesuar, të cilët gëzojnë të drejtën të kërkojnë kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit”, shkruan Bardhi.
“Transparenca e plotë mbi një çështje që paraqet interes publik, që përfshinë persona që sipas perceptimit të opinionit janë të paprekshëm për shkak të fuqisë politike të tyre apo të afërmëve të tyre, vlerësojmë se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Mungesa e informacionit, shmangia e transparencës dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon të ruaj të paprekur individë që gëzojnë pushtet të fortë politik”, përfundon letrën e tij Bardhi.
gazment bardhi
auto bardhiii1736864034
auto b21736864033
auto b31736864033
Politike
14 Janar 2025, 14:40
N.F
Nënshkrimi i marrëveshjes
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministri i Brendshëm Ervin ...
Politike
14 Janar 2025, 14:24
r.ll
alqi bllako
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. ...
Politike
14 Janar 2025, 13:56
N.F
Alqi Bllako
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ditën e sotme ka nisur seanca e parë në ngarkim t&...
Politike
14 Janar 2025, 13:54
r.ll
eriselda sefa
TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Lushnjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçm...
Politike
14 Janar 2025, 13:28
N.F
Sali Shehu
TIRANË- Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokuror...
Politike
14 Janar 2025, 12:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ditën e sotme ka folur para deputetëve në Komisio...
Politike
14 Janar 2025, 12:40
N.F
Kos
KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve n...
Politike
14 Janar 2025, 12:13
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në "Facebook" përmes rubrikës së tij "SY...
Politike
14 Janar 2025, 12:34
I.A
TIRANË- Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim me Shefin e Delegacionit të BE-s&...
Politike
14 Janar 2025, 12:24
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se ka një tentati...