14 Janar 2025, 12:40
Nga N.F
Kos
KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, të martën. Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tash "kemi një moment të ri pozitiv në BE".
"Për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja. Por, u kam thënë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur bëhet fjalë për kriteret themelore dhe vlerat e BE-së", tha ajo.
Për Kosovën, ajo foli krejt në fund kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Evropian se çfarë pret nga zgjedhjet në Kosovë.
"Kosova... Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve, por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë është duke bërë Kosova e çfarë është duke bërë Serbia", tha Kos.
Komisionarja shtoi se këtë vit pret zhvillime pozitive në procesin e zgjerimit dhe se pret progres më të madh sesa që ka pasur një dhjetë vjetët e fundit.
"Mund të kemi përparim gjatë Presidencës polake më shumë sesa që kishim në dhjetë vjetët e fundit, Mund të kemi deri në dhjetë konferenca ndërqeveritare", theksoi ajo.
Kos gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.
"Mali i Zi ka vizion t'i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t'i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra, kur kandidatët t'i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara“, deklaroi Kos.
Pas zgjedhjeve që mbahen më 9 shkurt në Kosovë, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Komisioni i Përbashkët është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në takimin e fundit në Bruksel, më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, kanë thënë se janë pajtuar për zbatimin e plotë të Deklaratës për personat e zhdukur./REL
kosove kos
Politike
14 Janar 2025, 12:13
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në "Facebook" përmes rubrikës së tij "SY...
Politike
14 Janar 2025, 12:34
I.A
TIRANË- Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim me Shefin e Delegacionit të BE-s&...
Politike
14 Janar 2025, 12:24
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se ka një tentati...
Politike
14 Janar 2025, 11:57
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme lidhur me...
Politike
14 Janar 2025, 10:20
N.F
Hoti
TIRANË- Deputetje e PD-së, Eld Hoti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së sa...
Politike
14 Janar 2025, 08:11
r.ll
foto nga eventi
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga eventi i “Giro d’Italia 2025” në Romë, teksa Shqipëri...
Politike
13 Janar 2025, 22:58
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se paraqet dispozitën se përs...
Politike
13 Janar 2025, 22:33
M.B
New York
SHBA- Imazhi i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur në kullën Rockfeller në New York. Në...
Politike
13 Janar 2025, 22:28
ZH.LL
Qori-Fevziu
TIRANË- Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka folur rreth debatit në "Opinion" me gazetarin Blendi...
Politike
13 Janar 2025, 22:16
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot për debatin në emisionin e tij me drejtuesin e Lëvizjes 'Bashkë' Arlind...