Aktualitet

Atentati në Tiranë, gazetarja: Autori priti deri sa të zbriste nga automjeti bashkëshortja e viktimës

Gazetarja tha se deri në këto momente, autori i krimit ka qenë i veshur me skafandër, duke bërë thuajse të pamundur identifikimin e tij. 

13 Janar 2025, 21:24 Nga M.B
Atentati në Tiranë, gazetarja: Autori priti deri sa të zbriste
Glidona Daci

TIRANA- Gazetarja Glidona Daci, ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. E ftuar në studion e “Open” gazetarja tha se deri në këto momente, autori i krimit ka qenë i veshur me skafandër, duke bërë thuajse të pamundur identifikimin e tij. 

Sipas informacioneve të saj, autori ishte veshur si shpërndarës picash dhe ka pritur që bashkëshortja e viktimës të zbresë nga makina, para se të hapte zjarr ndaj Bujar Nasufit, i cili po parkonte automjetin e tij. Ajo shtoi se besohet se autori ka humbur gjurmët pranë Kodrës së Diellit, pas kryerjes së krimit.

Daci tha se nga verifikimet e tanishme, viktima nuk ka pasur konflikte të mëparshme apo precedentë penalë. Megjithatë, ajo shtoi se dyshimet kryesore lidhen me çështje pronësie.

vrasja ne autostraden fier-vlore

Sondazh

Poll