Aktualitet

FOTO/ Vrasja e 30-vjeçarit në autostradën Fier-Vlorë, makina e dyshuar e autorëve gjendet duke u djegur në flakë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Markun.

13 Janar 2025, 19:39 Nga M.B
FOTO/ Vrasja e 30-vjeçarit në autostradën Fier-Vlorë,
Automjeti

VLORA- Makina e dyshuar e autorëve është gjetur pranë vendit të quajtur “Kripa”, duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij tip "Volkswagen".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Markun.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Ndërkohë, vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

vrajse me arme zjarri

Sondazh

Poll