Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, 30-vjeçari i akuzuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë

Viktima Kristian Marku, ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

13 Janar 2025, 19:32 Nga E. D
U qëllua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë,
pamje nga vendngjarja

FIER- Kristian Marku u gjet pa i pajetë në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e kësaj të hënë. Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim automjeti që drejtonte 30-vjeçari, Kristian Marku. 

Mësohet se viktima Kristian Marku, ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Ndërkohë po vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

kristian marku

Sondazh

Poll