Aktualitet

EMRI/ U vra në autostradën Fier-Vlorë, zbardhet identiteti i viktimës 30-vjeçar

 30-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”. 

13 Janar 2025, 19:20 Nga M.B
EMRI/ U vra në autostradën Fier-Vlorë, zbardhet identiteti i
Foto ilustruese

VLORA- 30-vjeçari Kristian Marku është personi i cili u gjet i pajetë pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. 30-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”. 

Sipas policisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. 

vrasje me arme zjarri

Sondazh

Poll