Aktualitet

Vrasja në autostradën Fier-Vlorë, krijohet trafik i rënduar në vendin e ngjarjes (PAMJET)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Markun.

13 Janar 2025, 19:30 Nga M.B
Vrasja në autostradën Fier-Vlorë, krijohet trafik i rënduar
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- 30-vjeçari Kristjan Marku është qëlluar për vdekje sot ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Markun.

Pamjet e siguruara tregojnë trafikun e rënduar në zonë të krijuar si pasojë e ngjarjes ku kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Ndërkohë, vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

vrasje me arme zjarri

Sondazh

Poll