Aktualitet

U gjet i pajetë në autostradën Fier Vlorë/ Policia: 30-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë

I riu është qëlluar teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij.

13 Janar 2025, 19:14 Nga E. D
U gjet i pajetë në autostradën Fier Vlorë/ Policia:
foto ilustruese

FIER- Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Policia bën të ditur se i vrarë ka mbetur një 30-vjeçar. Gjithashtu i riu është qëlluar teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij.

Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Ndërkohë po vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin 30 vjeç, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.

Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

vrasja ne në autostradën fier vlorë

Sondazh

Poll