12 Janar 2025, 14:27
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezhë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se më fitoren e PD-se rrugët kombëtare do të jenë të qeverisë dhe të publikut dhe se nuk do të paguajnë shqiptarët asnjë qindarkë.
Ai theksoi se sot shqiptarët paguajnë 190 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve taksa. Berisha shtoi se 190 milionë euro, pse duhet ti marrin rrugët privati dhe të rrjepë qytetarët me tarifa. Berisha tha se PD ka një program për ti dhënë përgjigjen më të shkëlqyer gjendjes së mjerë të fshatit shqiptar sot.
Fjala e Berisha:
Çfarë ndodh tani. Ju thoni me çmimin më të lartë në Europë, jo vetëm naftën e blini, por për të ardhur nga Kukësi, Tropoja, Hasi, nga Kosova, vajtje ardhje paguani 15 euro. Kaq kushton bileta e Easy Jet nga Rinasi në Milano, në Roterdam, Berlin apo tjerë. Pra sa një biletë avioni paguani ju.
Merr fund. Asnjë qindarkë. Ua them unë këtu. Ky është një akt jashtëzakonisht i lig. Kjo rruga që sot po i dorëzoj rrugët unë tek privati, nesër dorëzon ujin tek privati dhe ta çon në stratosferë se e ka privati. Nesër do të dorëzojë dhe furnizimin me energji dhe do të lajë duart, do të ndajë paratë me ta.
Kurrë. Rrugët kombëtare do të jenë të qeverisë dhe të publikut, nuk do të paguajnë shqiptarët asnjë qindarkë. Por ka nga ata që pyesin me të drejtë, si do i mirëmbani ju keto? Sot shqiptarët paguajnë 190 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve taksa. 190 milionë euro, atëherë pse duhet ti marrin rrugët privati dhe të ju rrjepë juve me tarifa. Akte të para heqja përfundimtare e tyre.
Miq! Ne kemi një program për ti dhënë përgjigjen më të shkëlqyer gjendjes së mjerë të fshatit shqiptar sot.
Sot falimentimi i fermerëve është një nga gjërat më të dhimbshme. Po pse falimendojnë. Sepse hapi dyert në të gjitha anëtët me Ballkanin e hapur. Fermeri i Shumadisë që merr 15-20 herë financime më shumë nga qeveria serbe se, sa fermeri shqiptar që po thuajse nuk merr fare, vetëkuptohet se ai e ka çmimin të subvencionuar, dhe ky ka hapur dyert anë e kënd për mallrat e Serbisë dhe fermerët tanë falimentojnë. Sa u ka lënë fermerëve? 44 milionë në 8 miliardë e 200 milionë euro dhe më shumë se gjysmën ua merr administrata. Atyre që përbëjnë 35-40 përqind të popullatës dhe japin 20 përqind të prodhimit. Merr fund.
Çdo prodhim bujqësor dhe blegtoral do të subvencionohet për njësi prodhimi. Pra miq, po si do i realizojmë këto thoni ju? Shumë e thjeshtë, do të përmbysim rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Lubi Loti ka marrë këtë vit 16% të buxhetit, arsimi ka marrë 2.45 % të buxhetit, shëndetësia ka marre 2.65 % të buxhetit. Kurse ajo që me Edi Ramën ndajnë 13 km rrugë të unazës së re, në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtojnë rrugë me çmim 10-12 herë më të lartë se sa çmimet në Kroaci dhe vende të BE-së.
Duke premtuar për ato që thashë, ju jap fjalën e nderit se ato që u ndërtuan në mandatin 2005-2013, të tjera shumë më të mëdha e rëndësishme do të ndërtohen gjatë mandatit të ardhshëm.
Me gërshërën e ligjit do i pritet dora hajdutit shtet. Do ti them dhe këtij Pjerinit. Pjerin i dole zot Erion Veliajt. Ka qenë momenti më i sinqertë i jetës tënde, sepse të dy hajdutë njëlloj jeni, të dy një fat do të keni. Ndaj dhe miqtë e mi, ju bëj thirrje të bëjmë çdo përpjekje, me çdo qytetarë të këtij qarku, pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht se për ka votuar, pavarësisht se çfarë mendon për Sali Berishën dhe PD, etj., etj., të bashkohemi për të shpëtuar nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur këtë vend.
Nga ky regjim që po i rrjep, që ka krijuar një gropë të zezë, nga e cila shqiptarët, nga një vend i bekur është bërë një gropë e zezë, nga e cila shqiptarët largohen me shpejtësi për të shpëtuar prej saj, nga varfëria. U garantoj se do të jetë e afërt dita kur ky vend të shtohet çdo ditë e më shumë në pasuri, në njerëz, në shpresë, në besim në të ardhme. Ndaj dhe le të jetë kjo si një Besëlidhje mes të gjithë lezhjanëve, mes të gjithë shqiptarëve që 11 maj të jetë dita e ngadhënjimit të qytetarit shqiptar, e dinjitetit, lirisë, e shpresës dhe të ardhmes dhe unë ju garantoj se me programin tonë, ne do të realizojmë ndryshimin më të shpejtë që ka njohur Shqipëria në tërë ekzistencën e saj. Rrofshi ju, rroftë populli i Lezhës. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!
berisha
Politike
12 Janar 2025, 14:04
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot për kartën e konsumatorit. Gjatë një takimi me degën e PD-së n&e...
Politike
12 Janar 2025, 14:00
N.F
James O’Brien
KOSOVË- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë...
Politike
12 Janar 2025, 13:24
ZH.LL
Anastas Janullatos
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjendjen kritike të kryepeshkopit të T...
Politike
12 Janar 2025, 13:24
N.F
Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Le...
Politike
12 Janar 2025, 13:11
ZH.LL
Blushi
TIRANË- Partia e Lirisë ka denoncuar krimin elektoral. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithsh&e...
Politike
12 Janar 2025, 13:05
N.F
Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Le...
Politike
12 Janar 2025, 12:53
ZH.LL
Silvi Bardhi
TIRANË- Anëtarja e Grupit të Punës në PD për Qarkun e Elbasanit, Silvi Bardhi, është shprehur se Elbas...
Politike
12 Janar 2025, 12:45
ZH.LL
Ina Zhupa
BUTRINT- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka garantuar çdo shqiptar, që pas 11 majit do të marrë fund praktika e koncesioneve ...
Politike
12 Janar 2025, 12:51
N.F
Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezh&eu...
Politike
12 Janar 2025, 12:02
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetin demokrat Gazment Bardhi padi për kallëzim të rremë. Gj...