Aktualitet

Moti i keq në vend/ Rrëzohen dy pemë pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës, bien sipër një dyqani, dëmtohen disa makina të parkuara

Pemët siç shihet edhe nga pamjet  kanë rënë sipër një dyqani që ndodhet aty pranë. Gjithashtu janë dëmtuar disa automjete të parkuara.

13 Janar 2025, 08:10 Nga N.F
Moti i keq në vend/ Rrëzohen dy pemë pranë oborrit të
Lezhë

LEZHË- Erërat e forta me moti i keq në qytetin e Lezhës ka sjellë problemet e para. Mësohet se gjatë natës era e fortë ka rrëzuar dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës. Pemët siç shihet edhe nga pamjet  kanë rënë sipër një dyqani që ndodhet aty pranë. Gjithashtu janë dëmtuar disa automjete të parkuara.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit. Në fshatrat e Lezhës ka probleme edhe me energjinë elektrike. Reshjet janë ndërprerë që prej mbrëmjes së kaluar por temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme duke sjell ngrica kryesisht në zonën e Mirditës.

moti i keq ne lezhe rrezohet pema te spitali ne lezhe

Sondazh

Poll