Aktualitet

Moti i keq/ Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, bllokohen fshatrat dhe rrugët nacionale, mungojnë borëpastrueset

Aksi rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në drejtim të Peshkopisë është i bllokuar për shkak të stuhisë së fortë.

12 Janar 2025, 15:03 Nga ZH.LL
Moti i keq/ Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, bllokohen
bulqize

BULQIZË- Reshje të dendura të dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë edhe Bulqizën. Raportohet se reshjet me dendësi të lartë kanë bllokuar disa fshatra të njësive administrative të bashkisë Bulqizë, duke shkaktuar probleme me qarkullimin.

Aksi rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në drejtim të Peshkopisë është i bllokuar për shkak të stuhisë së fortë. Mësohet se mungesa e borëpastrueseve e ka bërë të pamundur hapjen e rrugëve, pavarësisht se bashkia ka ndërhyrë menjëherë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

 

bulqize moti i keq

Sondazh

Poll