Aktualitet

Shoferët problematikë tashmë do mbahen nën vëzhgim, ‘TruCam’ do dokumentojë shkeljet me video

4 Janar 2020, 17:32 Nga DOSJA
Shoferët problematikë tashmë do mbahen nën vëzhgim,

TIRANË- Nga sot një patrullë e policisë rrugore me anë të një radari do të monitorojë shpejtësinë e automjeteve. Mjeti i posaçëm i quajtur Trucam, fotografon çdo mjet që lëviz mbi 40 kilometër në orë, që është maksimumi i shpejtësisë së lejuar për zonat urbane.

Taulant Gjoka: Ndërgjegjësimin e qytetarëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe pse jo sqarimin e tyre kur kanë pretendime. Është një pajisje që të jep mundësinë për të rikthyer momentin e konstatimit të shkeljes dhe për të qenë më bindës me drejtuesit e mjetit që konstatohen në shkelje. 

Shefi i qarkullimit Taulant Gjoka, shprehet se për çdo person që kundërshton masën do tu mundësohet video në kohë reale.

Taulant Gjoka: Nëse ju konstatoheni se drejtoni mjetin me mbi 20 km nga normat e lejuara sanksionet janë më të ashpra. Përveç gjobës ka dhe pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje pikësh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 30 patenta, ndërsa vendosur mbi 50 gjoba. Vetëm për periudhën gusht-nëntor të vitit të shkuar u vendosën rreth 137 mijë gjoba, me vlerë 374 milionë lekë.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore shoferet problematike trucam policia rrugore shoferet problematike trucam

Sondazh

Poll