Policia aksion në Kakavijë, bllokohen 5 makina të vjedhura, 4 prej tyre LUKSOZE (VD)
4 Janar 2020, 11:49Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Policia e Shtetit njofton se ka bllokuar 5 automjete të vjedhura në pikën kufitare të kalimit në Kakavije. 4 prej automjeteve janë luksoze, ndërkohë që janë proceduar 5 persona.
NJOFTIMI I PLOTE:
Kakavijë Policia Kufitare, masa për eliminimin e radhëve në dalje, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bllokohen në Kakavijë, gjatë fluksit në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.
Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.
Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje. Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:
Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.
Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.
Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volkswagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.
Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMW X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.
Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.
Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ditën e sotme moti do të jetë i qëndrueshëm ku kryesisht do të mbizotërojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.Pas këtyre ditëve të acarta ku t...
SHKODER- 6 adoleshentë të moshës 14-16 vjeç kanë ngjallur pánik në fshatin Han i Hotit, pasi kanë qëlluar me ármë zjárri në ajër. Policia e Shtetit njoft...
TIRANË– Gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim t...
AUSTRALI– Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tyre, çifti Lindita dhe Veton Musai, dy të rinjtë që u vránë me...
SHQIPËRI– Edhe në ditën e sotme ka pasur një fluks të madh shqiptarësh që po largohen nga vendi pas përfundimit të festave të fundvitit. Emigrantët kanë ni...
TIRANË– Pólícia rrugore ka zhvilluar sërish kontrolle me radar gjatë natës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet rrugore qe shk...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(k.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...