Aktualitet

Detaje të reja nga vdekja e punëtorit në Korçë, i ra mbi kokë betoneria 5 ton. I plagosurí ka tre brinjë të thyera

4 Janar 2020, 17:00 Nga DOSJA
Detaje të reja nga vdekja e punëtorit në Korçë, i ra

KORÇË- Detaje të reja janë mësuar nga vdekjà e punëtorit në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se 36-vjeçarit i ka rënë në kokë një strukturë metalike e cila peshonte 5 tonë. Ndërkohë mësohet se punëotri Elvis Josifi ishte i siguruar tek kompania që po kryente punimet, pasi kishte një kontratë të rregullt pune.

Policia dhe Prokuroria e Korçës prej ditës së djeshme kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në pyetje punëtorët e tjerë që ishin në vendin e ngjajres, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre. Sipas personave të pyetur mësohet se 36-vjeçarit i ka rënë në kokë betoneria e cila peshonte 5 ton, duke e çarë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, punëtori, shtetasi me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Policia ndërkohë ka arrestuar sot dy perosna si përgjegjës për këtë ngjarje. Në pranga ka rënë teknikun dhe manovratorin e vinçit të dy punonjës të firmës që po ndërtonte pallatin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonierja zë poshtë punëtorit elvis josifi vdes punetori ne korce betonierja zë poshtë punëtorit elvis josifi vdes punetori ne korce

Sondazh

Poll