Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm shoferët, Policia: Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të kalojnë në Kapshticë

4 Janar 2020, 16:05 Nga DOSJA
Njoftim i rëndësishëm shoferët, Policia: Mjetet e tonazhit

KORÇË- Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, njofton sot të gjithë drejtuesin e mjeteve të tonazhit të rëndë se nuk do lejohen të shkojnë në Greqi.

Shkak për këtë bllokim është bërë pasi kërkohet të shmanget vështirësia në qarkullim, si pasojë e akullit në rrugë.  

Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet qarkullimi pika ne kapshtice policia korçe bllokohet qarkullimi pika ne kapshtice policia korçe

Sondazh

Poll