Dënimi i Salianjit, zbardhet vendimi i Gjykatës Penale për ish-deputetin: Bëri kallëzim të rremë në emër të PD-së
4 Janar 2020, 10:19Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë”. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së duke e stistur të gjithën për ta publikuar më pas në media, ku pretendohej se Albert Veliu i njohur si Babalja fliste në telefon me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agronin.
Sipas Gjykatës biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit, ndërsa të dy bashkë janë takuar që një vit më parë.
Gjithashtu sipas Gjykatës Penale, Albert Veliu i njohur si Babalja, i cili u dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, u akomodua në Selinë e Partisë Demokratike ku edhe ka dhënë intervistë. Në vendim, Gjykata shprehet se ka patur një numër të lartë bisedash mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit lidhur me çështjen, diskutime që kanë kompromentuar rastin.
“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës në janar 2018. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale. Pas publikimit të audio- përgjimit ka biseda kompromentuese. Salianji realizoi takimin e Babales me gazetarin Olldashi. Në tetor 2017 Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin. Nga tabulatet rezulton se zërin e Agron Xhafës e bëri Alizoti. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim pasi nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes,”-shkruhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.
Disa ditë më parë Gjykata Penaleka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
AUSTRALI– Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tyre, çifti Lindita dhe Veton Musai, dy të rinjtë që u vránë me...
SHQIPËRI– Edhe në ditën e sotme ka pasur një fluks të madh shqiptarësh që po largohen nga vendi pas përfundimit të festave të fundvitit. Emigrantët kanë ni...
TIRANË– Pólícia rrugore ka zhvilluar sërish kontrolle me radar gjatë natës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet rrugore qe shk...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(k.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...