Aktualitet

Fshati Mazhe në Krujë i harruar pas térmetit, në mes të dimrit banorët jetojnë në çadra, fëmijët mbeten pa shkollë (

4 Janar 2020, 09:58 Nga DOSJA
Fshati Mazhe në Krujë i harruar pas térmetit, në mes

KRUJË- Fshati Mazhe ne Krujë duket se është  nga vendet më të dëmtuar prej térmetit të 26 nëntorit. Njerëz akoma qëndrojnë nëpër çadra, përballojnë të ftohtin e acartë të këtyre ditëve dimri. Për ta tashmë jeta është bërë shumë e vështirë.

Banorët e fshatit Mazhe luten për më shumë përkushtim nga strukturat, kërkojnë ndihmë nga institucionet.  Banesat e tyre janë të pabanueshme, rrezikojnë të shemben tërësisht duke rrezikuar dhe jetën e tyre.  Banesa dykatëshe e një banori të moshuar, Ramazan Dacit, është e pabanueshme. Familja e tij jeton në çadër, pasi nuk kanë asnjë vend tjetër ku të fusin kokën.

Përpos problemit të shtëpive,  shkolla e tyre është shembur dhe mësimdhënien duhet ta ndjekin në Fushë Krujë, disa km larg nga fshati i tyre.

Si këto familje në zonën e Bubqit me pesë fshatra, ndodhen të tjera familje të cilët kalojnë ditë dhe netët e ftohta në çadra, larg vemendjes së institucioneve. Ndërkohë banorët kanë shpresë se do të rregullohet gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kruje mazhe tragjedia e 26 nentorit 2019 kruje mazhe tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll