Aktualitet

Sherr mes dy të rinjve në Pogradec, 23-vjeçari plagoset me thikë

Nga sherri ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marr ndihmë mjekësore. 

11 Janar 2025, 22:31 Nga I.A
Sherr mes dy të rinjve në Pogradec, 23-vjeçari plagoset me
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar në lagjen numër 1. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marr ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

sherr ne pogradec

Sondazh

Poll