Aktualitet

Sherr me thika në Fier, plagoset 16-vjeçari

Ndërkohë që, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.  

11 Janar 2025, 21:15 Nga I.A
Sherr me thika në Fier, plagoset 16-vjeçari
Foto Ilustruese

FIER- Një sherr me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se gjatë konfliktit mes adoleshëntëve, ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë që, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në lagjen "8 Shkurti", Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

sherr ne fier

Sondazh

Poll