Aktualitet

“Me Inezin shoqërohem rrallë"/ Atentati në Vlorë, Kejvin Hajrulla shpjegon: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, pasi më qëlluan…

Hajrulla i cili është përmirësuar nga gjendja shëndetësore pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.

11 Janar 2025, 18:11 Nga E. D
“Me Inezin shoqërohem rrallë"/  Atentati në
Kevin Hajrulla

VLORË- Kevin Hajrulla i cili shpëtoi nga atentati në Vlorë ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit në makinë dhe pastaj ra pa ndjenja. Hajrulla i cili është përmirësuar nga gjendja shëndetësore pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.

I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të forta me grupin e Bernand Sinomatit ai ka shpjeguar se me të është takuar shumë rrallë.

“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer i plagosuri.

Gjithashtu policia ka dyshime të forta se Kevin Hajrulla është tentuar të eleminohet për shkak të përplasjeve që kushëriri i tij Inez Hajrulla ka me grupet kriminale, edhe pse i plagosuri rezulton pa rekorde. Aktualisht Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale. Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sustemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit.

Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera. Konfliktin me të fortë e ka me Bernard Sinomatin, nipi i të cilit Gëzim Sinomati u ekzekutua dhjetorin e 2023 me snajper në distancë. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ende nuk është zbardhur. Ndërkohë pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua ekzekutimi i Bernard Sinomatit.

kevin hajrulla inez hajrulla

Sondazh

Poll