Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britaninë e Madhe Edison Muceku

 Edison Muceku akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.Edison Muceku.

11 Janar 2025, 20:10 Nga E. D
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- 34-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Britaninë e Madhe. Edison Muceku akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj Mucekut masën e sigurisë “Arrest në burg”. Po ashtu Policia njofton se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e Mucekut drejt vendit tonë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

edison muceku

Sondazh

Poll