Aktualitet

Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtese.

11 Janar 2025, 21:26 Nga E. D
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga
foto ilustruese

KURBIN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjene  sotme në rrugën e Kishës së Laçit. Mësohet se shtetasi me emrin Eduart Çeta, duke drejtuar një automjet tip Porsche, ka humbur kontrollin e mjetit. Gjithashtu automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze Danielle Siellege, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tyre raportohet kritike, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Rruga e Kishës së Laçit njihet si një zonë me terren të vështirë dhe kthesa të rrezikshme, duke qenë shpeshherë skenë aksidentesh të rënda.

aksident ne kurbin

Sondazh

Poll