Aktualitet

Regjistrimi i votës së diasporës/ "Në rast refuzimi të kërkesës mund të riaplikohet disa herë", Celibashi: Ka nevojë për ndryshime në kodin zgjedhor

11 Janar 2025, 12:34 Nga r.ll
Regjistrimi i votës së diasporës/ "Në rast refuzimi
ilirjan celibashi

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Ditën e sotme nis dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Kryetari i KQZ-së,  Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sërish drejtpërdrejtë edhe procesin e votimit. Ai gjithashtu theksoi se janë paraqitur deri tani mbi 400 aplikime, ndërsa sipas tij, ngaa shifrat, ka kryesuar Italia me 97 kërkesa, e ndjekur nga Gjermania me 81 kërkesa. 

“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet watssap apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe,", tha ai.

Celibashi njoftoi gjithashtu se nëse një personi i refuzohet në fillim kërkesa ka të drejtë të riaplikojë disa herë deri më 4 mars. Ai ka theksuar se i kanë marrë masat në rast fluksi dhe për këtë kanë bashkëpunuar dhe me institucione të tjera.

“Deri më datën 4 mars, gjithçka është e mundur. Nëse ndonjë nuk gjendet duhet ti drejtohet bashkisë për të qenë pjesë e listës. I kemi marrë masat, në vlerësimin dhe gjykimin tonë nuk do të ketë asnjë problem. Jemi të organizuar nga pikëpamja teknike që të përballojmë çdo lloj fluksi. Sistemi i përgjigjet fare mirë çdo vendi ku është aplikanti. Jemi në një bashkëpunim 24/7 dhe me institucione të tjera për t’ia dalë sa më mirë”, u shpreh kreu i KQZ.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Celibashi u shpreh se kodi zgjedhor ka nevojë për ndryshime, veçanërisht në karakterin teknik.

“Di që ka nevojë për tu bërë disa ndryshime në kodin zgjedhor. Janë thjesht gjëra të karakterit teknik dhe në gjykimin tonë sjellin soliditet të procesit teknik. Për shembull, çështja e afateve zgjedhore, ka dhe aspekte të tjera të vlerësimit të gjykimit nga jashtë. Është shumë e rëndësishme që ky proces të gëzojë respektin e të dyja palëve”, tha ai. 

ilirjan celibashi vota e diaspores

Sondazh

Poll