Aktualitet

Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë kryer aplikimin 295 emigrantë shqiptarë

Bëhet me dije se aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.

11 Janar 2025, 12:04 Nga r.ll
Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, deri më tani
foto ilustruese

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Ditën e sotme ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Sipas raportimeve deri tani kanë aplikuar në platformë 295 shtetas shqiptarë, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.

vota e diaspores

Sondazh

Poll