Sport

Premier League/ Policia angleze arreston lojtarin në stërvitje, "fshihet" indentiteti i tij…

Një futbollist i Premier League është arrestuar gjatë stërvitjes me skuadrën e tij, me akuzën se ka bërë një kasetë seksuale pa pëlqimin e partneres së tij, ka zbuluar gazeta angleze Sun.

11 Janar 2025, 16:00 Nga DOSJA

Premier League/ Policia angleze arreston lojtarin në stërvitje,

ANGLI - Një erë skandali ka dalë në futbollin anglez, me Sun që ka zbuluar se gjatë javës policia arrestoi një lojtar të Premier League në stërvitje përpara shokëve të tij, të habitur të cilët besonin në atë kohë se ishte një lloj shakaje.

Siç raportoi konkretisht tabloidi në fjalë, stërvitja u ndërpre pas mbërritjes së dy policëve, të cilët i kërkuan lojtarit t'i shoqëronte në komisariat, ku ai qëndroi në pyetje për rreth gjashtë orë para se të lirohej.

Arrestimi i tij kishte të bënte me faktin se kishte një pretendim, se ai bëri një film seksi me një partnere pa pëlqimin e saj. Lojtarin që u kthye në stërvitje me ekipin e tij të premten (10/1) dhe ishte i disponueshëm për të luajtur këtë fundjavë, në ndeshjen e xhiros së tretë të FA Cup.

Autoritetet i kanë konfiskuar dy telefona celularë futbollistit për të ekzaminuar materialin audio-vizual që dispononte, ku “Sun” raporton se identiteti i tij mbetet i fshehur dhe nënvizon se ai është një lojtar ndërkombëtar me vendin e tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll