Sport

Anthony në mosmarrëveshje ligjore me Ajaxin, kërkon t’i kthen gjobat… pas 2.5 vitesh

Anthony e ka çuar Ajax-in në arbitrazh, pasi kërkon t’i kthejë tre gjoba që i janë dhënë pak para se të bashkohej me Manchester United.

11 Janar 2025, 17:00 Nga DOSJA

Anthony në mosmarrëveshje ligjore me Ajaxin, kërkon t’i

ANGLI - Anthony ka qenë jashtë Ajax-it që nga vera e vitit 2022, megjithatë 2.5 vjet më vonë ai ka ende çështje ligjore në pritje me klubin holandez.

Anësori brazilian i Manchester United po kundërshton Komisionin e Disiplinës të Federatës Holandeze të Futbollit për gjobat që iu dhanë në javën e tij të fundit, pak para se të nisej për në Angli, sipas  mediave holandeze.

Seanca u zhvillua një javë më parë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet brenda muajit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll