Sport

Ambicia e fundit e Neymar: “Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua!”…

Sulmuesi i Al Hilal nuk i ka fshehur planet për të ardhmen e tij

11 Janar 2025, 15:30 Nga DOSJA

Ambicia e fundit e Neymar: “Kupa e Botës 2026 do të jetë e

BRAZIL - Neymar “hapi” letrat e tij dhe foli për gjithçka në një intervistë për CNN.  Superylli brazilian foli për momentet historike në karrierën e tij, duke punuar me Leo Messin dhe Suarez te Barcelona, si dhe për dëmtimet që e kanë pllakosur dhe e kanë mbajtur jashtë fushës.

Sulmuesi i Al Hilal nuk i fshehu planet e tij për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, duke thënë se qëllimi i tij më i madh është të kthehet së shpejti në fushë dhe të jetë në gjendje të veshë sërish fanelën e Seleção. 31-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet jashtë fushës për shkak të një problemi në bicepsin e këmbës së djathtë, dëshiron të rivalizojë me grupin e tij përfaqësues.

Synimi i tij është të jetë i pranishëm në Kupën e Botës 2026, e cila do të jetë edhe kërcimi i tij i fundit me kombëtaren braziliane, për të cilën ai mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
”Do të përpiqem për Kupën e Botës 2026. Dua të jem atje. Do të bëj gjithçka që të jem pjesë e kombëtares, e di që kjo do të jetë mundësia ime e fundit me Brazilin dhe do të bëj gjithçka për të luajtur”,- ka thënë Neymar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll