Sport

FA Cup / 16-vjeçari Engumoa shkroi historinë me Liverpool – Video

Anësori 16-vjeçar i përkiste Chelseat, por verën e kaluar Liverpool arriti ta “vidhte” dhe ta regjistronte në akademitë e tyre.

11 Janar 2025, 17:37 Nga DOSJA
FA Cup / 16-vjeçari Engumoa shkroi historinë me Liverpool –

ANGLI - Rio Ngumoa është i panjohur në futbollin europian, por ekspertët e këtij sporti në Angli këmbëngulin se pas disa vitesh e gjithë bota e futbollit do të flasë për të. Anësori 16-vjeçar i përkiste Chelseat, por verën e kaluar Liverpool arriti ta “vidhte” dhe ta regjistronte në akademitë e tyre.


Sot i riu anglez bëri histori për Reds pasi ishte në formacionin startues për përballjen me Accrington në raundin e tretë të FA Cup, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur për klubin e famshëm në moshën 16 vjeç e 135 ditë. Engumoa deri më tani është paraqitur në skuadrat e akademisë dhe Arne Slott, i cili beson në talentin e tij, i ka dhënë mundësinë të debutojë me ekipin e parë, duke ditur potencialin dhe mbështetjen që do t’i jepte Anfield.

Engumoa kaloi Harvey Elliott i cili në sezonin 2019-20 kishte debutuar në moshën 16 vjeç por 171 ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll